Miley Cyrus tërheq gjithmonë vëmendjen me postimet që bën. Këtë herë këngëtarja ka arritur të ofrojë një show të vërtetë. Plotësisht nudo, me pjesët intime të mbuluara me një buqetë me lule, ylli i pop-it pozon e futur në një arkivol të verdhë.

Bëhet fjalë për një foto që do të dalë ndër të tjera në librin fotografik të titulluar “High Gloss” të të famshmit Vijat Mohindra, të cilin e ka publikuar edhe në profilin Instagram.
Për të realizuar këtë foto Cyrus, ka vendosur një paruke bionde me flokë të gjatë, duke kryqëzuar duart mbi gjoks dhe duke mbuluar pjesët intime me një tufë me lule.

Mohindra, 35 vjeç, ka publikuar imazhin për të promovuar librin e tij duke shkruar poshtë librit që të gjitha paratë e mbledhura nga shitja e librit do të shkojnë për fondacionin “Happy Hippie” të krijuar pikërisht nga Milley Cyrus dhe që merret me të rinjtë LGBTQ që janë të pastrehë. Ish ylli i Hannah Montana’ pozon nën petkun e djallit edhe për kopertinën e librit kur ajo bëri parathënien.

(da.xha/BalkanWweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb