Miley Cyrus ka postuar në Instagram një foto të vëllait të saj Braison, që ka sfiluar për D&G në Milano Fashion Week.

Përveç mesazhin ku ajo e inkurajon të vëllain, ylli ka shkruar edhe një koment kundër markës së veshjeve: ‘D&G, nuk jam fare dakord me politikat e tua” .

Stefano Gabbana duket se nuk i ka pëlqyer aspak fjalët e këngëtares dhe është përgjigjur i zemëruar: ‘Ne bëjmë veshje dhe nëse ti mendon të bësh politikë me një postim je thjesht një injorante “.
Vëllai i këngëtares është zgjedhur për të sfiduar në pasarelën e Milanos dhe Miley është ndjerë krenare për këtë fakt, duke postuar foton e tij:’Nuk ka qenë kurrë një ëndërr e vëllait tim të jetë model- shkruan Cyrus, ai është një nga muzikantët më të talentuar që kam dëgjuar, por është një karakteristikë e familjes Cyrus, të provojnë gjithçka, të paktën një herë në jetë, dhe të përqafojnë mundësitë që të inkurajojnë të bësh një hap jashtë zonës tënde’.

Më pas vjen komenti i Miley për firmën e famshme të veshjeje, ku ajo i referohet materiale të zgjedhura nga firma dhe faktit që stilistët italianë kanë vendosur të veshin Melania Trump.

Njihet publikisht lufta e Cyrus kundër presidentit të ri të Amerikës, që nga koha e fushatës elektorale deri tek Woman March.
Stefano Gabbana i është përgjigjur këngëtares me rimë: ‘Ne jemi italianë dhe politika nuk na intereson, për më tepër ajo amerikane: Në bëjmë veshje dhe nëse ti mendon të bësh politik me komente je thjesht një injorante. Ne nuk kemi nevojë për postimet dhe komentet e tua. Herën tjetër na injoro të lutem’. Dhe polemikat në rrjetet sociale nuk kanë munguar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: