Ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg po shqyrton idenë për të hyrë në garë për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020. Bloomberg synon të marrë mbështetjen e demokratëve për të qënë ai kandidat kundër Donald Trump.

Sipas mediave amerikane, Bloomberg mendon se nevojitet një kandidaturë e fortë për t’u përballur me shefin aktual të shtëpisë bardhë Trump që synon të fitojë një mandat të dytë. Miliarderi amerikan Michael Bllomberg i cili posedon edhe rrjetin televiziv ndërkombëtar Bloomberg raportohet të jetë shprehur skeptik se kandidatet aktualë demokratë do të arrijnë të mundin presidentin Trump në zgjedhjet që zhvillohen vitin tjetër.

77 vjeçari pritet të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm për të marrë pjesë në primaret demokrate në Alabama. Nëse Bloomberg futet në garë, fillimisht do të duhet të përballet me kandidatët e tjerë demokratë mes të cilëve edhe ish zëvendës presidentin Biden. Sipas revistës Forbes, Michael Bloomberg është njeriu i tetë më i pasur në Shtetet e Bashkuara me një pasuri prej 53.4 miliard dollarësh, gjë që do t’i mundësonte atij edhe financimin e fushatës së tij pa qenë e nevojshme për donacione.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb