Pasi mbajti një fjalim në kolegjin Morehouse të Gjeorgjisë, miliarderi amerikan njoftoi se do të paguaj kreditë studentore të klasës së 2019-ës.

Robert F. Smith, një filantrop dhe investitor i teknologjisë, i cili është CEO dhe kryetar i partnerëve të Vista Equity, i tha grupit 400 anëtarësh të 2019-ës se ai do të krijojë një grant për të liruar të diplomuarit nga ‘borxhi studentor’. “Familja ime do të krijojë një grant për të eliminuar kreditë studentore”, tha Smith. Ai është aktualisht i renditur si personi i 355-të më i pasur në botë nga Forbes.

Televizioni 11Alive News i Gjeorgjisë raportoi se ky grant kap vlerën e 40 milionë dollarëve. Smith gjithashtu i premtoi edhe shkollës 1.5 milionë dollarë. Si shenjë falënderimi nga kolegji Morehouse ai mori një diplomë nderi gjatë ceremonisë të së dielës.

Smith, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 2.5 miliardë dollarë, ishte relativisht i panjohur përpara se të bënte emër si donatori i dytë më i madh privat në Muzeun Kombëtar të Historisë dhe Kulturës Afrikane në Uashington. Dhurata e tij prej 20 milionë dollarësh u tejkalua vetëm nga Oprah Winfrey me 21 milionë dollarë.

Borxhet e studentëve arritën nivelin më të lartë në histori në vitin 2019, rreth 1.5 miliardë dollarë në mesin e 44 milionë huamarrësve në SHBA.

Statistikat e Departamentit të Arsimit treguan se në vitin 2018, 16.538 huamarrës të kredive studentore në Gjeorgji ende nuk i kishin paguar kreditë e tyre studentore.

Shikoni videon e fjalimit të tij:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb