SUEDI- Ndonëse ai është themeluesi i “perandorisë së mobileve”, miliarderi Ingvar Kamprad njihet për jetën e tij të thjeshtë. Edhe pse në llogarinë e tij ai numëron plotë 70 miliardë franga, kjo kurrsesi nuk e ka penguar të bëjë një jetë tejet të thjeshtë, madje dhe të kurseje.

Ajo çka është më e çuditshme është fakti se 89-vjeçari ka pranuar se veshmbathjet i blen vetëm në dyqanet “second hand”, pra të “dorës së dytë”.

“Nuk besoj se kam ndonjë gjë të veshur që nuk është blerë në dyqan të dorës së dytë”, është shprehur miliarderi për një televizion suedez. Me këtë veprim ai dëshiron që t’u japë një shembull për të mirë të tjerëve. Sipas tij, zakoni i tij për të kursyer është dhe natyrë e banorëve të Smalandit (provincës prej nga vjen ai). Kamprad ka jetuar shumë gjatë në Zvicër dhe së fundi është kthyer në Suedi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: