Milicët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, kanë kryer një sulm me raketa në jug të kryeqytetit Tripoli.

Lidhur me sulmin, qendra për media e operacionit “Burkan Al-Ghadab” e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) tha se raketa e shkrepur nga milicët e Haftarit goditi një shtëpi në rajonin Ayn Zara në jug të Tripolit ku si pasojë humbi jetën 1 civil dhe u plagosën 2 fëmijë.

Rikujtohet se milicët e Haftarit edhe mbrëmë shkrepën raketa në rajonin Ban El-Bashir të Tripolit ku si pasojë u plagosën 2 fëmijë.

Ahmed al-Mismari, zëdhënësi i milicëve të Haftarit dje deklaroi se e kanë mirëpritur propozimin humanitar për armëpushim të rekomanduar nga OKB-ja dhe vendet evropiane për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19). Por, pavarësisht kësaj milicët e Haftarit vazhdojnë sulmet e tyre.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb