Skënderbe duket një kujtim i largët, por për të rikthyer lavdinë në trojet shqiptare, ka menduar i njëjti arkitekt, Ilir Daja, këtë herë në drejtimin e Ballkanit. Klubi dardan nuk u mjaftua vetëm me kalimin në fazën e grupeve në Conferencë League, por po vijojnë këtë ëndërr të madhe duke kryesuar Grupin G pas 3 ndeshjeve, diçka që në start dhe ne letër dukej e pamundur.

Në transfertë përballë Sivasspor, Ballkani siguroi fitoren e parë në grup, një fitore me përmbysje teksa e gjeten vetën në dizavnatazh pas vetëm një minutë lojë. Thaqi me një super gol dhe Potoku përmbysën shifrat brenda pjesës së parë.

Korenica realizoi golin e tretë për Ballkanin në minutën e 66-të, por festa zgjati pak pasi Sivasspor realizoi dy gola, i fundit në minutën e 91-të. Ballkani nuk u dorëzua duke i bërë një mbyllje fantastike këtij takimi teksa në minutën e 94-ët, Krasniqi dërgoi topin në rrjetë duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-4 dhe duke sjellë festë të paparë në radhët e Ballkanit.

Grupi
Grupi

Pas tre ndeshjeve, ekipi i Ilir Dajës e sheh veten në krye të Grupit G në kuotën e 4 pikëve, po aq sa edhe tre ekipet e tjera, Sivasspor, Slavia dhe Cluj. Vetëm në këto tre ndeshje, Ilir Daja i ka dhuruar Ballkanit 666 mijë euro, ndërsa në total në këtë aventurë evropiane klubi nga Suhareka ka arkëtuar 3,6 milionë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: