“Pokeri” kundër Salzburg mbylli një natë perfekte për Milan. Në “San Siro”, 75 mijë tifozë kishin 9 vite që prisnin një mbrëmje të tillë, më në fund “djalli” rikthehet mes 16 ekipeve më të mira në Evropë.

Pioli falënderon drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës me një kualifikim të tillë që jo vetëm rikthen prestigjin e një klubi kaq të madh, por mbush edhe arkat.

Stefano Pioli
Stefano Pioli

Sipas përllogaritjeve, me kualifikimin për në fazën e 1/8, Milan arkëton në total 60 milionë euro, por nga kjo shumë e majme, UEFA do ti mbajë 2 milionë euro për shkak të gjobës së marrë teksa shkelën rregullat e ‘fair play financiar’.

Giroud
Giroud

Me këtë shifër, Milan mbyll të gjithë gropat që kishte, ndërsa një pjesë e mirë do të investohet që në janar për të përforcuar ekipin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb