TIRANË

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se ka harxhuar miliona euro me avionë privatë, teksa qytetarët janë në pamundësi ekonomike.

Duke iu referuar të dhënave të publikuara nga hakerët për udhëtimet e Ramës, Vasili shkruan “qytetarët torturohen për të mbyllur muajin se nuk iu dalin lekët ky bën hatanë me lekët e shtetit”.

Ai pyet ku është prokuroria.

“Tmerr, Rama ka udhëtuar 134 herë me Çartera, ku është prokuroria!
E pabesueshme, por e vërtetë, plot 134 herë ka fluturuar Edi Rama me çartera private
Miliona euro me avionë privatë ka batërdisur Edi Rama në këto vite.
Nuk udhëtoka dot Edi Rama me avion linje si të gjithë qytetarët, por do vetëm avion privat.
Ky është ofendimi më i rëndë për çdo qytetar!
Qytetarët torturohen për të mbyllur muajin se nuk iu dalin lekët ky bën hatanë me lekët e shtetit.
Ku është prokuroria, perse nuk heton për këtë shpërdorim të tmerrshëm të parave publike nga Edi Rama”, shkruan Vasili.

Petrit Vasili Fv
Petrit Vasili Fv

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: