Deputeti Lefter Maliqi, në një deklaratë përpara parlamentit, ka vazhduar të hedhë akuza në drejtim të maxhorancës, në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit.

Maliqi thekson se miliona euro janë hedhur për të blerë votat nga bandat kriminale, kurse shton se socialistët e ndershëm duhet që të ngrenë krye kundër këtyre hajdutëve, që sipas tij, kanë grabitur zgjedhjet.

Motoja e këtyre ka qenë që të marrin pushtetin me dhunë e me grykën e pushkës. Zgjedhjet u fituan nga organizata kriminale. Socialistët të ngrihen dhe të mbrojnë demokracinë. Miliona euro janë hedhur, nga bandat kriminale në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve, që vohdnë shqiptarët e ndershëm, e këta nuk ishin zgjedhje të lira, por të grabitura nga Rilindja. Njerëzit e ndershëm duhet të ngrihen kundër banditëve që morën pushtetin me dhunë e me para, duke blerë popullin e varfër shqiptar”, u shpreh Maliqi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb