Ajo që nisi si protestë kundër ligjit të propozuar për ekstradimin që do të lejonte që të dyshuarit të dërgoheshin në Kinë për t’u përballur me gjyq, tashmë është kthyer në një betejë për të mbrojtur të ardhmen e Hong Kongut. Populli është ngritur kundër presidentit Xi Jinping dhe kundër rritjes së autoritarizmit të Kinës.

Më 1 korrik, në përvjetorin e kalimit të Hong Kongut nga Mbretëria e Bashkuar tek Kina, protestuesit kundërshtuan legjislaturën e qytetit, duke thyer dritare dhe duke depërtuar si asnjëherë më parë në zemër të qeverisë së Hong Kongut.

Kjo skenë u transmetua live nga mediat ndërkombëtare anembanë botës.

Protestuesit fajësojnë shefen ekzekutive Carrie Lam për mënyrën sesi e menaxhoi ligjin e propozuar të ekstradimit dhe reagimin e dhunshëm të policisë këto javët e fundit.

Ishte  “Lëvizja e Çadrës” në vitin 2014 nga liderët e Hong Kongut pro demokracisë, ku qyteti u përfshi nga demonstrime gjigande, ndërsa sot protestuesit janë frymëzuar nga thënia e famshme e aktorit Bruce Lee “ Bëhu ujë, miku im”.

Protesta në Hong Kong nuk kishte liderë, ashtu si në Francë me jelekverdhet, lëvizjen në SHBA pushto Wall Street-in dhe në pranverën Arabe.

Lidership i decentralizuar

Në kontrast nga “Lëvizja e Çadrës”, e cila kishte liderë të shpallur si studentin që iu fut politikës Joshua Wong, sot nuk ka liderë të shpallur.

Ky është një vendim taktik thonë organizatorët e protestës. Do të thotë se Pekini nuk do i vihet pas ndonjë individi të caktuar. “Kemi mësuar nga lëvizja e çadrës” thotë Wong për Financial Times pasi u lirua nga burgu pas përfshirjes në protestën e vitit 2014.

“Nga kjo lëvizje organike do të thotë se qeveria po përballet me më shumë pasiguri pasi nuk e di hapin tonë të radhës” shton ai.

Grupime si fronti për të drejtat civile i cili ka organizuar protesta çdo vit në Hong Kong ka marrë vëmendje mediatike. Ata shprehen se roli i tyre është që aksionet të jenë të ligjshme dhe më të sigurta se në protestat e kaluara.

“Kur disa njerëz sugjerojnë, psh të ndërmarrim aksione më radikale, ne as i inkurajojmë por as i dekurajojmë ata” thotë Bonnie Leung, pjesë e frontit për të drejtat civile.

Wayne Chan, një 29 vjeçar pro pavarësisë së Hong Kongut dhe kryetare e unionit të studentëve mbështet mungesën e liderëve në protestë edhe pse thotë se mund të ngadalësoje procesin e vendimmarrjes.

Për autoritetet, është burim frustrimi. “Edhe pse qeveria do të bëjë një marrëveshje me protestuesit, ata nuk munden pasi askush nuk i përfaqëson të gjithë protestuesit” thotë  Jasper Tsang, ish president i Këshillit Legjislativ të Hong Kongut pro Pekinit.

Në konferencën e mbajtur të martën e kaluar në orën 4 të mëngjesit Lam tha se qeveria e ka pezulluar propozimin për ligjin e ekstradimit, por shtoi se ajo kishte arsye të mira për mos tu përgjigjur çdo kërkese të protestuesve. “Ligjit do ti përfundojë afati në korrik 2020 kur këshilli legjislativ përfundon afatin” tha Lam.

Teknologjia e para

Në vend që ti referoheshin një figure udhëheqëse, protestuesit u organizuan në platformat online.

“Përmes interaktivitetit, ne zbuluam  strategjitë më të mira, aftësitë më të mira të njerëzve si dhe aftësitë e tyre të lidershpit” tha Janet Lui, kërkuese për lëvizjet protestuese në Hong Kong.

E ndërsa aktivistët e frontit për të drejtat civile përdorin Facebook-un për të reklamuar lëvizjen, shumica e protestuesve u shfaqën në anonimitet nëpër platformat online. Dy aplikacionet më popullore Telegram dhe Reddit u përdorën për të sinjalizuar protestuesit dhe policinë të merrnin masa pasi do të futeshin në ndërtesën e këshillit legjislativ.

Telegram, ashtu si Whatsapp është një shërbim bazik për shkëmbimin e mesazheve. Por ka opsion për tu informuar nga përdoruesit e tjerë. Platforma i lejon protestuesit të zhvillojnë sondazhe dhe të bashkërendojnë logjistikën, ndihmën e parë dhe strategjinë.

Telegrami i fshin mesazhet kohë pas kohe. “Ti e siguron bisedën atje, madje e mban privat edhe numrin e telefonit, është ndryshe nga Whatsappi” thotë një administrator i aplikacionit Telegram në emër të 35.000 protestuesve e cili foli në kushte anonimati.

Shumë përdorues të Telegram-it mbrojnë identitetin e tyre duke blerë karta telefonike me parapagim.

Një administrator i Telegram-it, i cili menaxhonte në platformë një grup protestuesish u arrestua në qershor.

Telegrami u sulmua nga një burim i identifikuar në Kinë sipas themeluesit më 12 qershor. Ishte e njëjta ditë kur protestuesit u përplasën dhunshëm më policinë.

Të jesh kreativ

Hapsira mes organizimit online dhe offline në Hong Kong shpesh herë nuk ndahet me thikë. Sinjalet me duar po përdoren për të transmetuar mesazhe brenda turmës me mijëra persona.

Protestuesit i skicojnë dhe më pas i qarkullojnë imazhet në Telegram apo në një tjetër aplikacion të quajtur LIHKG.

Qindra protestues morën pjesë në “maratonën urbane” më 25 qershor, atje qarkulluan peticione për liderët e G20 që po mbahej në Osaka të Japonisë. Ata kërkuan që liderët pjesëmarrës të diskutonin mbi protestat në Hong Kong.

Aktivistët mblodhën  858,000 dollarë për 10 orë. Me këto para ata blenë një faqe në gazetën New York Times, ku publikuan një letër të hapur drejtuar G 20-ës.

Menaxhimi i logjistikës gjithashtu është e decentralizuar. Stenda të vogla u shfaqën përgjatë protestës mbushur me  helmeta, maska, syzë mbrojtëse, shishe me ujë dhe solucione pastruese në rast se policia do përdorte spraj me piper apo gaz lotsjellës.

“Këto gjëra nuk u blenë vetëm nga një person, ato u mblodhën pak nga pak nga gjithë protestuesit” tha Christy, një studente 22 vjeçare që po mbante turnin e saj në protestë 24 orësh.

“Disa njerëz vërtetë nuk mund të dalin në radhë të parë por ata duan të ndihmojnë duke na siguruar helmeta apo pako me shishe uji” tha një tjetër vullnetare gjatë protestës.

Pranë një stende, disa vullnetarë na ofruan maska “merre maskën, mbro identitetin” u thonin turmës.

Për disa protestues, anonimiteti i bën të kryejnë aksione radikale, siç është rrëzimi i legjislaturës. Por për pjesën më të madhe në Hong Kong është një kujtesë se çfarë rrezikohet nëse lëvizja dështon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb