Pas zërave të ditëve të fundit kanë ardhur edhe konfirmimet. Sipas “El Chiringuito TV”, duket se Sergio Ramos dhe Florentino Perez janë krisur njëherë e përgjithmonë, me kapitenin e Real Madridit që jo vetëm ka kërkuar të largohet nga “Los Blancos”, por shpreson që diçka të tillë ta bëjë me parametër zero.

Largimi do të ishte vërtet i bujshëm, pasi Sergio Ramos luan prej 14 vitesh në Madrid, që kur la Seviljen në vitin 2005. Sipas “Chiringuitos”, është zhvilluar një takim mes Sergio Ramos, vëllait të tij procurator, Rene Ramos, avokatit të lojtarit Hulio Sen dhe presidentit Perez, me lojtarin që ka kërkuar largimin pasi ka një ofertë të parefuzueshme nga Kina.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: