Një tjetër korridor pritet të hapet sot për të evakuuar qytetarët e ngecur në luftë në Ukrainë. Bëhet fjalë për korridorin humanitare në qytetin verilindor të sulmuar të Sumy. Lajmi u bë i ditur tha Administrata Rajonale Ushtarake në një postim në Telegram.

Sipas Dmitry Zhyvytsky, përpjekjet për evakuim do të nisin duke filluar nga ora 09:00 me orën lokale (07:00 GMT) ndërsa do mundohen që të nisin automjete në gjashtë destinacione rreth rajonit.

BBC raporton se të gjitha autokolonat janë drejtuar për në qytetin qendror të Poltava dhe pritet të mbërrijnë nga ora 13:00 deri në 14:00.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb