Sezonin e ardhshëm Vllaznia do të luajë në Kategorinë e Parë pasi klubi shkodran nuk arriti t’i mbijetonte luftës për mbijetesë këtë sezon në Superligë.

Në kësi rastesh opinioni sportiv priret të mendojë se klubi ka patur probleme ekonomike, por një dokument i publikuar hedh tërësisht poshtë pretendimet. Këtë sezon për Vllazninë janë akorduar afërsisht 1 miliardë lekë, 645 miliona lekë rroga, 145 milionë lekë tatime, 100 milionë për grumbullime dhe shpenzime të tjera ekstra.

456456

Futbollisti më i paguar te shkodranët ka qenë Nuredin Orelesi, i cili përfitonte 6.2 mln lekë të vjetra, ndërsa trajneri Ernest Gjoka kishte një pagë mujore prej 5.2 mln lekësh.

Para përforcimeve të janarit klubi i Vllaznisë shpenzonte 57 mln lekë në muaj për pagat, ndërsa më pas kjo shifër është rritur për shkak të afrimeve të Sukajt, Malotës dhe Berishës.

E qartë është se te Vllaznia faktor për rënien nuk kanë qenë parat, por keq menaxhimi i klubit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb