Fitojnë miliona euro, por nuk u lënë bakshishin djemve dhe vajzave të shpërndarjes. Madje as kur shiu bie rrëke. Denoncimi i rrallë vjen nga punjonësit e aplikacioneve të shpërndarjes së ushqimeve, të cilët u çojnë ushqimin në shtëpi edhe personazheve të famshëm.

Në black-listën e tyre figurojnë shumë sportistë, pjesa më e madhe e të cilëve paguhen me rroga milionere. Më të famshmit janë Mauro Ikardi dhe bashkëshortja e tij Uanda Nara, Leonardo Bonuçi, Danilo D’Ambrosio dhe Gonzalo Higuain.

Mes ish-sportistëve figurojnë emrat e Kristian Abiatit, Paolo Kanavaros dhe Filip Mekses. Ndërsa nuk mungojnë dhe të famshëm nga bota e artit si Kiara Ferrari, Fedez, Marrakash, Fabio Rovaci, Klementino, Roko Hant apo edhe DJ Albertino, Platinete dhe Salvatore Aranzulla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb