Militantёt islamikë talebanë i kanё ngritur një kurth njё grupi policёsh nё veriperёndim tё Pakistanit duke çuar nё vrasjen e gjashtë prej tyre. Talebanёt pakistanezë ndërkohë morёn pёrgjegjёsinё pёr sulmin.

Zyrtari i policisё lokale‚ Mohamed Imtiaz shtoi se ”po zhvillohen kёrkime nё male pёr tё gjetur agresorёt”.

Kryeministri i vendit‚ Shehbaz Sharif e dёnoi sulmin duke e cilësuar terrorizmin si njё nga problemet kryesore.

Talebanёt pakistanezë‚ tё cilёt kanё vrarё rreth 80 000 njerёz ndёr vite‚ po rimarrin bazat e tyre edhe pas bisedimeve tё paqes me Islamabadin.

Ushtria pakistaneze i shtyu militantёt nё Afganistan nё njё seri sulmesh nga viti 2008 deri në vitin 2014.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: