Ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me deklaratën e zv/kryeministrit Erion Braçe, sipas të cilit koncensioni i rrugës Milot – Balldren nuk do të kryhet.

“Ja pra që opozita dhe zoti Basha kane te drejte. Po te mbani mendjen te ftohte dhe t’ju sundoje realizmi, plani prej tre pikash i zotit Basha eshte shpetimi juaj. Vleresimi sa me pare i demeve te jep mundesi te dish nevojat dhe te fillosh nga rikuperimi i tyre. Financat jane thelbesore ne kete proces sepse asgje nuk ndertohet me urata. Per te marre ndihme nga jashte duhet se pari te mobilizohen burimet e brendeshme. Mundesia e vetme per kete jane anullimi i koncensioneve. Pas rruges Milot- Balldre duhet anulluar rruga Orikum-Dukat, 80 milion euro per 14 km rruge.

Koncensioni i check-up eshte me i thjeshti per tu anulluar sepse Vilma eshte ushtare e partise, me kete koncension eshte abuzuar dhe jam i sigurte qe te gjithe shqiptaret jane te gatshem qe parate e ketij palo kontrolli te shkojne per zhdukjen e pasojave te termetit. Nese do mobilizojme me seriozitet burimet e brendeshme, bota do na ndihmoje pa kufizim, por qe te bejme kete duhet te ndahemi nga oligarket.”shkruan Spaho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb