ANGLI

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica sezonin e ardhshëm do të luajë në Premier League.

24-vjeçari ka zgjedhur ekipin modest të Norwich City që vitin e kaluar doli kampion i Championship dhe preu biletën për në elitë.

‘Kanarinat’ do të synojnë një rikthim të madh në Premier League dhe po kërkojnë të ringrejnë një ekip me futbollistë të talentuar siç është dhe Rashica.
Sezonin që po vjen ai do të ketë shansin të luajë përballë yjeve të Manchester Ciy, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Totenham, Liverpool apo Everton.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb