TIRANE – Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, i akordoi sot medaljen “Për Shërbime të Veçanta” atasheut ushtarak të SHBA-së në Tiranë, Kapiten i Rangut të Dytë (CDE) Ralph B. Shield, i cili këto ditë përfundon mandatin e tij dhe largohet nga vendi ynë.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli i dorëzoi ushtarakut të lartë amerikan medaljen “Për Shërbime të Veçanta”, me motivacion: “Për kontributin e dhënë nëpërmjet punës së tij si atashe ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në drejtim të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes midis Republikës së Shqipërisë dhe SHBA”.

Duke vlerësuar punën dhe kontributin e atasheut ushtarak të SHBA-së në Tiranë, Kodheli u shpreh se “shpresoj që shërbimi në Shqipëri është një nga aktivitetet më mbresëlënëse të jetës së komandant Ralph Shield, jo vetëm për shkak të marrëdhënies së suksesshme, të rezultateve që kishim, por edhe për shkak të shoqërisë që morëm dhe tejçuam tek ai. Jam e sigurt që Shqipëria është një nga vendet më të bukura që komandanti ka qenë ndonjëherë. Në emër të ministrisë dhe FA, i uroj shumë fat dhe suksese në karrierën e tij dhe shpresoj që ai të vijë sërish një ditë këtu me më shumë yje në xhaketën e tij”.

Gjithashtu, ministrja Kodheli uroi edhe Kapitenin i Rrangut të Dytë Semuel G.Wartell, i cili ka marrë detyrën e atasheut të ri ushtarak të SHBA në Shqipëri.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb