Kandidatja për deputete e PS në Tiranë, Mimi Kodheli e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 deklaron se pret që ta kalojë herësin.

Deri më tani herësi sipas përllogaritjeve është 12 mijë e 602 vota, por ajo thotë se herësi nuk e kalon mbi 10 mijë sepse kështu parashikohet në Kodin Zgjedhor.

Kodheli thotë se sipas kalkulimeve të saj ajo e kalon këtë herës, teksa shton se edhe nëse nuk e merr mandatin nuk ka për t’i ardhur keq, madje fajin do ia fautornte vetes.

 

MIMI KODHELI: Që herësi gjithsesi nuk do jetë më i lartë se 10 mijë vota, është shkruajtur në Kod, pavarësisht formulës.

Varet kush ka avancuar, me të drejtë Balluku kryeson sepse është hapur Kombinati ose Njësia Nr.6 thënë ndryshe. Kjo s’do të thotë se ajo shifra që ka mbërritur Belinda, është e konsiderueshme dhe shumë për t’u respektuar.

PYETJA: Çfarë pritshmëri keni?

MIMI KODHELI: Në moment nuk di t’ju them, një qendër e hapur diku, një qendër diku, duhet të paktën 24 orë. Pritshmëritë e mia me çka, kam pasur 130 e ca në 140 vota në Njësinë 10, e kam kaluar se ishin 180.

Për të tjerat duhet të presim. Duhet të gjithë duhet të presim.

PYETJA: Sa vota keni përllogaritur në fund?

MIMI KODHELI: Nuk kemi mbërritur pritshmëri në Farkë, s’di t’ju them, ulet dhe numri i votave për kandidatët. Unë personalisht, kemi dalë mirë në Njësinë 13, dy njësi që kam administruar, s’do kemi surpriza, por unë në kalkulimet e mia e kaloj herësin.

Kjo ka qenë ideja, ata që kan më shumë në politikë, mos jenë të privilegjuar, ka qenë dhe do jetë kjo logjika. D o kisha shtyrë në çdo pozicion. E kam për nder të jem në listën e PS, në çdo pozicion, edhe e 21-ta.

PYETJA: Nëse nuk e fiton mandatin e deputetit?

MIMI KODHELI: Nuk do të më vinte keq, s’më vjen keq për zgjedhjet e mia. Nuk i rikthehem, s’jam natyrë që më vjen keq.

S’mund t’i them gjërave po vetëm kur jemi të privilegjuar. Nuk largohem nga politika për aq kohë sa jam në gjendje të kontribuoj.

Vetes do ia faturoja nëse nuk marr mandatin. Kam besuar tek reputacioni. Gjëja që më ka shqetësuar është koha e shkurtër e qytetarëve me ndryshimet e kodit zgjedhor, fletët e votimit, dhe kjo ka bërë siç dhe unë e parashikova dhe shumë të tjerë që dolën shumë fletë të pavlefshme. Ka pasur në 2017 vetëm 30 mijë të pavlefshme, tani kemi mbërritur deri në 100 mijë mos gaboj. Janë 9-10 deputetë.

Nga eksperienca që kam njerëzit tentohen të sqarohen gjatë, shumë kohë më parë, edhe nëpërmjet mediave për fletën dhe mënyrën e votimit.

 

PYETJA: Rezultati i zgjedhjeve, 74 mandate PD, 59 PD, 4 LSI, PSD 3, ishte i pritshmë?

MIMI KODHELI: Besomëni, nuk ka qenë i pritshëm. Unë s’quhem për optimizëm, madje skeptike. Thashë që në Tiranë do merrnim 18, morrëm 18. Të tjerë thonin 19, 20, 21. Ndoshta ka të bëjë dhe eksperienca. Kemi pasur disa surpriza të vogla, por të këndshme, jo se nuk i kemi pritur.

E dija që së paku do të merrnim 73, por gëzohem që morëm 75.

Ka logjikë normale që PD të rritej, ata që jan djathtas kanë kërkuar ndryshim. Nuk ka qenë e mundur, ka arsye plot. Por që nga lidershipi dhe arsye të tjera, janë absolutisht aty. Arsyet nuk janë tek PS. PS bëri punën e vet, ka pasur të gjitha shanset dhe mundësitë që mund të dilte në breg ashtu siç duhet, dhe PD duhet t’i shohë arsyet tek vetja. Edhe votat jo të PS kanë qenë aty, PD ndoshta mori vota nga LSI, LSI ka rënie të madhe nga 19 në 4. Gjithsekush duhet dhe mund të bëjë analizat e veta, pa drejtuar gishtin tek të tjerët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb