BAJRAM CURRI – Mimoza Kusari Lila shpallet “Qytetare Nderi” e Bashkisë së “Bajram Curri”. Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak ditën e sotme. Titulli i jepet për kontributin e dhënë në bashkëpunimin mes komunës së Gjakovës dhe Bashkisë së “Bajram Currit”.

Kreu i kësaj Bashkie, Agron Demushi në një prononcim për News24 ndërsa vlerëson kontributin e Lilës, e cilëson atë edhe një ndër nismëtaret, e cila po lobon fort për ndërtimin e rrugës përgjatë bregut të Drinit që përfshin gjithë rrafshin e Dukagjinit dhe e lidh atë më zonat bregdetare si Velipoja apo Shëngjini. Mimoza Kusari Lila është pjesë e partisë Aleanca Kosova e Re.

(ed.me/NEWS24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: