ITALI- Pas 18 vitesh Mina dhe Adriano Celentano këndojnë sërish sëbashku. Siç raporton Corriere della Sera, Mina dhe Adriano Celentano prej disa muajsh po regjistrojnë një album.

Me sa duket bëhet fjalë pqër një punë në familje, pasi me punimet për albumin po merret edhe bashkëshortja e Celentanon, Claudia Mori dhe djalin e Minës, producent i albumeve të saj të fundit, Massimiliano Pani.

Për momentin titulli i diskut të tyre të ri është “top secret”, ashtu si dhe emrat e këngëtarëve të tjerë të përfshirë. Disku i tyre i mëparshëm është regjistruar në vitin 1998 me emrin “Mina Celentano” dhe rezultoi një sukses i paparë përsa i përket shitjeve, duke numëruar mbi 1,5 milionë kopje në të gjithë botën.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: