Marina bullgare çaktivizoi sot një minë detare që po lundronte pranë bregut të saj të Detit të Zi, tha ministria e mbrojtjes.

Ministria tha se marina u alarmua për objektin që ishte rreth 14.8 milje në lindje të bregut pranë Kepit Kochanlate të hënën nga një varkë me motor që lundronte nën një flamur ukrainas.

Rumania, Bullgaria dhe Turqia, të cilat kanë brigje përgjatë Detit të Zi, kanë pasur ekipe të posaçme zhytjeje për të çaktivizuar minat që kanë lëvizur në ujërat e tyre.

Që nga fillimi i luftës, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Ukraina kanë shkatërruar afërsisht 40 mina në ujërat perëndimore të Detit të Zi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: