KORCE- Minatorët në Korçë janë hedhur në protestë. Ata njëzëri kanë kërkuar statusin e minatorin, ndërsa janë kundër masës së pensionit.

Ndërkohë, protestuesit paralajmërojnë përshkallëzimin e protestës para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

“Po marrim pension qesharak, ndaj kërkojmë pensionin që na takon. Ka minatorë të sëmurë si pasojë e punës në thellësitë e nëntokës. Jemi një shtresë në kushte të vështira. Të miratohet sa më shpejt statusi. Ka mbi 1000 minatorë në këtë qark. Shumë prej tyre hallakaten nëpër gjykata ende. Protestat do përshkallëzohen, ndaj do shkojmë para Kuvendit”, tha njëri prej protestuesve për gazetaren Iris Rezhda.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb