POGRADEC

Në Ditën e Punëtorëve, minatorët e Pogradecit kanë dalë në protestë për statusin e minatorit. Protesta zhvillohet në qendër të qytetit, ndërsa i janë bashkuar edhe organizata të shoqërisë civile.

Minatorët i kërkojnë qeverise, dhënien e statusit të munguar prej 15 vitesh, rritje të pensioneve, të cilat i konsiderojnë qesharake.

“Të gjitha qeveritë na kane gënjyer për statusin. Jemi në vështirësi ekonomike, pensioni që marrim nuk na del as për ilaçe. Kemi mbi 30 vite punë nën tokë. Qeveria të marrë në konsideratë kërkesat tona”, deklaruan minatorët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb