Një grup minatorësh dhe përfaqësues të sindikatave kanë kërkuar sot të hyjnë në Kryeministri në shenjë proteste ndaj mungesës së statusit të minatorit.

Disa prej tyre kanë hyrë më pas në kryeministri dhe janë takuar me stafin e kryeministrit Edi Rama për gjetjen e një zgjidhjeje. Pas takimit Fiqiri Xibri, kreu i sindikatës së minatorëve 1991 informoi për rezultatet.

Ndërsa fillimisht deklaruan se nga e hëna do nisnin radikalizimin e protestës, Xibri tha pas takimit në kryeministri se është shtyrë protesta pasi kanë rënë dakord që të mërkurën të zhvillojnë një takim me kryeministrin dhe ministrat e linjës për çështjen e tyre.

Minatoret Tek Km (5)
Minatoret Tek Km (5)

“Diskutuam për mosveprimet e deritanishme të qeverisë. Nuk janë bërë hapat e nevojshëm për statusin e minatorit dhe mundësitë që janë për ta përfunduar në afatin minimal të mundshëm. U diskutua që afati minimal është me buxhetin e vitit të ardhshëm, por koha që ka mbetur është koha e duhur për të miratuar aktet e nevojshme. U diskutua me stafin e ngushtë të kryeministrit me dijeninë e tij.
Na thanë se të mërkurën do bëjmë një takim të madh të përfaqësuesve të minatorëve me kryeministrin dhe të gjithë ministrat e linjës.
Do diskutohet drafti i tyre i dakordësuar por që është mbajtur peng për shkak të mos vlerësimit të kostos.
Të mërkurën do diskutohet drafti që është propozuar që më parë dhe që është dakordësuar edhe me konfederatën e sindikatave.
Nëse të mërkurën nuk na pret më kryeministri dhe nuk ka dakordësi atëherë s’ka më kthim prapa, dy duar për një kokë”, deklaroi Xibri.

REAGIMI
Pas takimit drejtori i komunikimit në Kryeministri Endri Fuga tha se po vazhdon puna për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.
“Komunikimi me përfaqësuesit e minatorëve vazhdon, njësoj siç vazhdon puna për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe përfundimtare. Angazhimi i Kryeministrit maksimal”, shkruan Fuga.

Fuga Twitter
Fuga Twitter

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb