TIRANË

Sindikalisti Fiqiri Xibri i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” dha detaje për protestën e nesërme të minatorëve, të cilët do të mblidhen para godinës së kryeministrisë duke filluar nga ora 10:00.

Sipas tij, protesta e minatorëve do të zhvillohet me disa skenarë, ndërsa njëra prej tyre tha Xibri mund të jetë vendosja e 5 arkivoleve, të  cilët do simbolizojnë institucionet përgjegjëse që kanë harruar minatorët.

“Kostoja e statusit të minatorit është e lartë. Akoma zero punë për këtë çështje. Sot jemi në luftë me qeverinë. Nesër kemi disa skenare për këtë protestë. Një skenar do të jetë vendosja e disa arkivoleve në shenjë simbolike, që do personifikojnë disa institucione.

Minatorët i kanë dhënë shumë vendit, politikanët duan të na sorollasin. Kemi qenë gjithmonë në një mendje. S’mendoj se janë më shumë se 6000 minatorë. Policia e Shtetit është njoftuar për protestën. Ky është një shtet që nuk funksionon. Ka mijëra e mijëra pensione false, çfarë bën shteti këtu?”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb