TIRANË- Komisioni i grevës së minatorëve ka vendosur që javës tjetër të nisë grevë pa afat.

Nikoll Gjoka përfaqësues i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë tha fillimisht se të martën të gjithë minatorët do të jenë në protestë por më pas për të qenë të gjithë minatorët dhe sindikatat të pranishme vendosën që greva të nisë të mërkurën.

“Ditën e martë që vjen na shtohet edhe një sindikatë tjetër, e minatorëve 1991. Unë e falënderoj Fiqiriun dhe i them se do na kesh mbështetje ditën e martë. Ne do të jemi këtu deri sa qeveria të vendosë për statusin e minatorëve. Ne kërkojmë drejtësi jo lëmoshë. Na takon për kontributin që kemi dhënë. Do qëndrojmë para kryeministrisë pa lëvizur. Do shkojmë deri në grevë urie”, deklaroi Gjoka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb