Nga: Eneida Cakerri

200 gr miell integral
3 vezë
150 ml kos
100 gr gjalpë
1 karotë të grirë
4 lugë fara kungulli
2 lugë fara luledielli
1 lugë fara susami
1 lugë fara lini
50 gr djathë kaçkavall
2 lugë pluhur pjekës
Kripë

Rrahim gjalpin me vezët dhe kosin. Shtojmë karotën dhe farat dhe në fund miellin me pluhurin pjekës. Trazojmë brumin dhe e hedhin në format për mini kekë. Nga lart shtojmë pak djathë kaçkavall dhe fara susami.
I vendosim në pjekje në 200 gradë për 30 minuta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb