Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka kundërshtuar iniciativën për krijimin e “Mini-Shengenit Ballkanik” nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, ai maqedonas, Zoran Zaev, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe ai malazez, Milo Gjukanoviç.

Në Konventën e LSI, Kryemadhi tha se karagjozllëkut dhe vulgaritet të Ramës i ka dalë boja, ndërsa shtoi se kryeministri tradhtoi Kosovën dhe interesat e saj.

“Boja i ka dalë edhe karagjozllëkut dhe vulgaritetit të Edi Ramës, qe e shiste si modernizëm. Ne e mirebesuam deh me pas e nënvlerësuam si përpjekje të tij për të mbuluar padijen apo gabimet. Në fakt ajo ishte fasada e një plani të detajuar dhe të mirorganizuar,së bashku e i lidhur me një grusht njerëzish të fuqishëm dhe që rrënjët e tyre shtrihen në lobet antishqiptare.

Sjellja e tij ndaj Kosovës, eshte qartesisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar nuk mund te quhet ndryshe promovimi i shkembimit te territoreve midis Kosoves dhe Serbise qe copeton jo vetem Kosoven por I ve zjarrin gjithe rajonit apo fishekzjarret e tij demakogjike për Shqipërinë e Madhe, kur Kosova është në kulmin e përpjekjeve të saj për antarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare si dhe për njohje të reja; nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çeshtje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës; nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke perjashtuar dhe tradhetuar Kosovën jashtë, e duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës.

Po ndodh në kohën e Edi Ramës, që është zyrtarisht edhe ministër i jashtë i Shqipërisë, që disa vende po tërheqin njohjet për Kosovën. Ndërkohë, që miku më i ngushtë në rajon i tij është Aleksandër Vuçiç, që është arkitekt i revanshit kundër Kosovës. Çfarë duhet të bëjë më shumë një njeri kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve që ta ndeshkoje historia?!”, tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb