TROPOJE- Policia e Tropojës arrestoi në flagrancë administratorin e firmës ”Bytyçi SH.P.K”, Elez Muja, vjeç 48 banues në fshatin Vlad, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrotjes në punës”, pasi: Më datë 18.02.2016, duke punuar në minierën, në Galerinë Nr.2 , të firmës “Bytyçi SH.P.K”, ka gjetur vdekjen shtetasi B.S, vjeç 39, banues në fshatin Zogaj, Tropojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrotjes në punës”, parashikuar nga nenet 289/1 i K.Penal.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: