6 herë kampionët e Evropës vërtetuan sërish se janë ata favoritët kryesor për të triumfuar në kampionatin Evropian të minifutbollit që po zhvillohet në Sllovaki. Rumania mposhti Shqipërinë me rezultatin 3-1 duke siguruar një biletë për më tej, kjo ishte fitorja e dytë në Grupin B pas asaj kundër Azerbajxhanit.

Pas vetëm një minute lojë, Shqipëria kishte rastin e parë për të befasuar kampionët, Leci nga goditja e dënimit vë në provë portierin rumun. Me kalimin e minutave, 6 herë kampionët në minifutboll shtojnë presionin në zonën e kuqezinjve, në minutën e 8-të i shkojnë shumë pranë golit të avantazhit, i njëjtë skenar edhe dy minuta më pas por portieri Xhaferi mban portën të pa prekur.

Shqipëria u kundërpërgjigj me një zbritje të shpejtë të Shimës por pa mundur të gjejnë kuadratin. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejte fundit të pjesës së parë, me një gjuajte të bukur nga distanca, Rumania gjen golin e avantazhit.

I njëjti skenar edhe me fillimin e pjesës së dytë, një gol fotokopje, sërish me një gjuajte nga distanca që gjeti portierin Xhaferi të pa përgatitur. Në minutën e 38-të, rumunët fituan një top në mesfushë duke realizuar edhe golin e tretë.

Shima përfitojë nga një gafë e portierit rumun në minutën e 45-të duke ngushtuar shifrat në 3-1, një gol që mund të ketë një peshë specifike pasi kualifikimi i Shqipërisë vendoset të martën në sfidën e fundit të fazës së grupeve, atë kundër Azerbajxhanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb