Prestige MFC ka koleksionuar fitoret e radhës në kampionatin “5×5” që organizon Federata Shqiptare e Futbollit.

Si skuadra e parë, gjithashtu edhe Prestige B, kanë marrë nga 3 pikë mbrëmjen e djeshme.

Prestige triumfoi me goleadë përballë skuadrës Klinik-Service, takim i vlefshëm për Grupin 6 të Tiranës.

Një ndeshje e dominuar nga Prestige, ndërsa spikati Shima, i cili realizoi plot 5 gola në këtë takim.

Prestige e startoi furishëm lojën dhe i mbylli llogaritë që në 10 minutat e para, duke marrë kryesimin 5- 0. Shifrat i zhbllokoi Shaqe me një diagonale nga e djathta, më tej Shima realizoi të dytin.

Goli i tretë erdhi nga Neziri në shtyllën e dytë. Shima me një gjuajtje të bukur realizoi të katërtin, ndërsa Karati finalizoi një aksion të rrjedhshëm për golin e pestë. Klinik-Service ngushtoi në 5-1, ndërsa Shima realizoi të gjashtin për Prestige.

Me një gol në fund nga Klinik-Service, pjesa e parë u mbyll 6-2. Në të dytën Klinik-Service ngushtoi në 6-3, por Shima me dy gola të shpejtë e thelloi avantazhin në 8-3.

Klinike-Service më pas realizoi golin e katërt, ndërsa Neziri dy herë rrumbullakosi 10-golëshin për Prestige dhe tripletën në aspektin personal.

Në fund pati vend edhe për një tjetër gol nga Klinik-Service, ndërsa gjithçka u mbyll 10-5. Kjo ishte fitorja e 14-të në 15 ndeshje të zhvilluara në grup për Prestige, që shkon i sigurt drejt “play off”-it.

Ndërkohë, Prestige B e mori fitoren në tavolinë 3-0 përballë skuadrës Goal Diggers, pasi këta të fundit nuk u paraqitën.

Ky ishte suksesi i 13-të në Grupin 2 për Prestige B, ndërsa regjistron gjithashtu edhe 1 barazim e 1 humbje.

1
1

Prestige vijon ecur inë pozitive në këtë kampionat, ndërsa mbetet pretendent me të dyja skuadrat.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Prestige mori një fitore shumë të bukur në miqësore përballë skuadrës malazeze të Stupovit, teksa triumfoi me rezultatin 4-1.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb