Prestige ka hapur kalendarin e ndeshjeve për vitin 2022, teksa dje ka zhvilluar takimin e saj skuadra B në kampionatin “5×5” që organizon Federata Shqiptare e Futbollit.

Prestige B e nisi më këmbë të mbarë duke fituar me rezultatin 2-1 përballë skuadrës Provinca, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Tiranës. Një sukses me vlera, pasi erdhi përballë një kundërshtari direkt, e tashmë Prestige B shkon në kuotën e 28 pikëve (9 fitore, 1 barazim, 1 humbje), duke u pozicionuar i vetëm në vendin e dytë në grup. Xhaferi dhe Skënderi ishin protagonistët e golave për Prestige B.

NDESHJA – Përballja e zhvilluar në fushën “Skënder Halili” ishte interesante, pasi u luftua që nga fillimi e deri në fund. Që në minutat e para Prestige B mori kontrollin e lojës, duke qarkulluar dendur topin, me pasime të shpejta dhe ndërrime pozicionesh.

Megjithatë, Provinca ishte e vendosur mirë në fushë dhe nuk lejoi shumë hapësira. Baraspesha zgjati vetëm 20 minuta, pasi një gjuajtje e devijuar e Xhaferit nxori jashtë lojë portierin dhe bëri që topi të ndalej në rrjetë. Me rezultatin 1-0 në favor të Prestige B u mbyll edhe pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë Vasha kishte një mundësi të artë për t’i dyfishuar shifrat, por shpërdoroi një penallti, e cila u prit në dy kohë nga portieri i Provincës.

Në minutën e 16-të të pjesës së dytë, Skënderi i dyfishoi shifrat, teksa finalizoi saktë një kombinim mjaft të bukur me Hyskon, të nisur nga këndorja.

Por 3 minuta më vonë Provinca ngushtoi në 2-1, gjithashtu me një aksion model. Me gjithë përpjekjet dhe luftën nga të dyja kampet, rezultati nuk ndryshoi më dhe gjithçka u mbyll me triumfin e Prestige B.

Pre
Pre

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb