Minifutbolli shqiptar ka pësuar një rritje të pabesueshme në vitet e fundit, nga 12 ekipe fillimisht, sot numëron mbi 150, një shtrirje në shkallë të gjerë që rrit nivelin e lojtarëve të përzgjedhur për të përfaqësuar kuqezinjtë në arenën evropiane.

Pas më shumë se dy muajsh seleksionim, testeve miqësore dhe grumbullimeve të vazhdueshme, Kombëtarja shqiptare e minifutbollit është gati për kampionatin Evropian i cili zhvillohet në Sllovaki nga data 4 deri më 11 qershor. Irtan Sejko, trajneri i përfaqësueses së minifutbollit, shprehet i bindur se grupi është gati për këtë eveniment të rëndësishëm:

24 ekipe të ndara në gjashtë grupe me nga katër skuadra do të luftojnë për trofeun e madh. Shqipëria bën pjesë në B, së bashku me Spanjën, Rumaninë dhe Azerbajxhanin, grupi më i vështirë i mundshëm, pasi kanë përballë 6 herë fituesit e Evropianit, Rumaninë.

Shqipëria luan sfidën e parë kundër “furive të kuqe”, Spanjës, më 4 qershor, një ndeshje që trajneri Sejko shpreson të dalë me rezultat pozitiv pasi do ti jepte një bonus për të kaluar më tej. Pas Spanjës, Shqipëri luan kundër Rumanisë me 6 qershor ndërsa në sfidën e fundit në fazën e grupeve përballen me Azerbajxhanin më 7 qershor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb