Pas humbjes së pësuar të premten, Shqipëria e minifutbollit ka zhvilluar paraditen e sotme një tjetër miqësore kundër Malit te Zi në Podgoricë.

Këtë herë suksesi u ka buzëqeshur kuqezinjve, të cilët kanë bërë një ndeshje të mirë duke triumfuar me rezultatin 1-0. Autori i golit ishte Erald Leci.

Kujtojmë që këto takime janë kolauduese në kuadër të Kampionatit Europian që do të mbahet këtë verë në Slloveni.

Kështu brenda pak javësh trajnerët Irtan Sejko dhe Olsi Xhaferi kanë pasur mundësinë të zhvillojnë disa grumbullime dhe ndeshje miqësore, ndërsa në vijim pritet një përballje e dyfishtë me Kosovën.

Mali i Zi – Shqipëri 0-1

Goli: Leci

Shqipëria: Dikollari, Nuza, Caca, Teodori, Leci

Gjoka/ Mehja, Gokaj, Kaçi. Trajnerë: Irtan Sejko dhe Olsi Xhaferi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb