Kampionati Europian i Minifitbollit nuk është më një ëndërr por një realitet i prekshëm pasi për herë të parë Shqipëria do të jetë pjesë e këtij turneu i cili do të zhvillohet në Kiev të Ukrainës nga data 12 deri më 18 Gusht.

Shorti vendosi kuqezinjtë në vazon e fundit së bashku me Bosnje Hercegovinën, Kazakistanin(fitues i Euro 2016 dhe Hungarinë, gjysmë finaliste e edicionin të shkuar, një short i fortë, por Shqipëria pritet të konkurrojë denjësisht pasi kampionati i Minifutbollit Amator po nxjerr në pah disa ekipe dhe elementë shumë cilësorë.

Pas 4 javësh të zhvilluara, Prestigj Resort kryeson kampionatin me pikë të plota, 4 ndeshje, katër fitore, 23 gola të shënuar dhe gjashtë të pësuar. Kryeson listën e golashënuesve më të mirë kapiteni i prestigj, Fatmir Hysenbelliu. Prestigj mori kryesimin e kampionatin pasi mposhti në ndeshjen e fundit Egnatian me rezultatin 4-2. Lojtarët më të mirë të tre ekipeve të para do të përzgjidhen për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues i cili do të luaj për të parë në Kampionatin Europian të minifutbollit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb