TIRANË- Minimumi jetik fut në sherr partinë socialiste dhe LIBRA-n. Ben Blushi e Mimoza Hafizi kërkojnë vendosjen e tij, ndërsa për shumicën kjo është e pamundur.

Përplasja PS- LIBRA u zhvendos në komisionin e Çështjeve Sociale ku prezantohej amendamenti për minimumin jetik. Për deputetin Ben Blushi, situata e varfërisë në vend është në ditët më të këqija të saj.

Për socialisten Klodjana Spahiu, ish-kolegu po i bën llogaritë gabim. Shpërfillës ndaj saj Blushi, që i tregon se çfarë peshe ka në PS. Opozita kundër qeverisë dhe në krah të LIBRA-s, mbështet minimumin jetik. Në studimet e fundit minimumi jetik për Shqipërinë është llogaritur 16000 lekë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb