Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Forumin Ekonomik Rajonal, u ndal te rëndësia që ka “Minishengeni Ballkanik”.

Rama tha se ditën e sotme në forum, do të nënshkruhet marrëveshja për lejet e menjëhershme të punës për Rajonin, duke shmangur të gjitha burokracitë.

Kryeministri nënvizoi se bashkimi i Rajonit na bën më të fuqishëm dhe sjell të ardhura dhe të mira për të gjithë shtetet e përfshira.

“Ne do të nënshkruajmë sot marrëveshjen për lejen e punës. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë një problem, duhet të ndryshojnë legjislacionin e tyre. Ajo që kemi bërë ishte të thonim, e pse? Pse duhet që qytetarët vijnë në vendet tona dhe marrin menjëherë leje pune, por për ne jo. Ajo që bëmë me legjislacionin tonë ishte të vendosnim në një nivel, edhe qytetarët e rajonit edhe ato të BE. Kur bëhet fjalë për ndonjë që vjen nga Serbia në Shqipëria apo e anasjellta, ai duhet të kalojë një mal procedurash, duhet të japë ryshfet sepse nuk është evropian. Për këtë bëhet fjalë. Ne këtë e kemi bërë.

Përshembull dikush që çon shalqi në Bosnje, erdhi dhe më tha 9 orë rrugë me makinë. Mbërritën në kufirin Boshnjak i është kërkuar 1 ditë, nuk e di çfarë morën boshnjakët më pas, se shalqi nuk kishte më. Si mund të bëjnë këto kamoionë dhe mallra për të kaluar. Si nuk qenka e mundur që t’u japim këtyre njerëzve atë që kolegët e tyre kanë në BE. A nuk është mjaftueshëm për njerëzit tanë që presin në kufij. Ju lutem, si është kjo? Duhet të bëjmë përpjekje. Unë them që mund të bëjmë një ndryshim të madh, nëse organizohemi, edhe në nevojat e njëri-tjetrit. Lëvizjen olimpike të të rinjve, për të bërë konkurse sportive.

Serbët do të na rrahin në volejboll, basketboll, por do mësojmë. Fëmijët do të argëtohen. Cila është arsyeja? Nga ana tjetër shohim re shumë të errëta të ngarkuara që na mbushin qiejt, që ka të bëjë me tatimet për karbonin. Atëherë pse s’e bëjmë këtë? A ka dallim nga polakët që vijnë në plazh në serbi, po ka dallim, sepse ne pimë më shumë sesa ata, e kjo do të na sjellë më shumë para. Kemi shekuj që jetojmë me maska, përballë njëri-tjetrit, na duhet të heqim maska dhe të bëjmë gjëra.

Sërish, çështjet e pazgjidhura s’do të zgjidhen më lehtë. Aleskandri përmendi takimin e parë, ishte kohë kur hynim në luftë për një ndeshje futbolli. Sërish, nuk ka të bëjë me faktin që rritet Serbia, por ajo që di është që nga ajo rritje, përfitojmë edhe ne, edhe e anasjellta. Ai e tha, gjithçka, të gjitha PPP tona janë më pak se Sllovakia. A është më e madhe Sllovakia? Jo. A është më e pasur, jo. Mos harroni, ajo që po bëjmë në rajon, është e ngjashme me vendet Nordike. Na duhet të çlirojmë potencialet. Do të inkurajojmë që të kemi një komision ballkanik, do të ketë fond të posaçëm për fëmijën, për të gjithë rajonit. Me kushtin që projektet të mbështeten, te bashkëpunimi i më shumë se të një komuniteti. Do t’u japim të gjitha mendjeve krijuese të rajoni.

Kur bëhet fjalë për tregtinë, s’e bëjmë dot këtë. Këto qeveri, vende, nuk duhet të mbajnë peng fermerët e tyre që duan të shesin. Operatorët e tyre turistike, të gjitha ato prodhuese që duan të ofrojnë shërbime. S’do i lëmë peng të së shkuarës, kjo nismë është e hapur për këdo. Këto komunitete duhet ta dinë që janë peng i shoqërive të tyre, i askujt tjetër”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb