Sot Shqipëria merr stafetën e drejtimit të Organizatës së OSBE-së. Lajmin e ka bërë me dije Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj nëpërmjet një postimi në facebook ku shkruan se “sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së.”

Cakaj, ndodhet në Bratislavë ku po zhvillohet dita e dytë e takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së. Këtij takimi Ministror sot i është bashkuar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Pas një lobimi të fuqishëm dhe pas një pune kapitale përgatitore nga diplomacia shqiptare, një punë e përkrahur edhe nga aktorë të rëndësishëm evropianë, si në rrafshin politik e programatik ashtu dhe në rrafshin organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”.

Cakaj Bratislave
Cakaj Bratislave

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb