Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një lidhje me Skype me News 24, sqaroi të gjitha lehtësirat që i janë krijuar biznesit për të marrë kredi pranë një banke me qëllim pagesën e pagave të puonjësve.

“Të gjitha bankat janë pjesë e marrëveshjes me qeverinë për të mbuluar pagat e kompanive. Nevoja për likuditete për bizneset që do mbajnë punëtorët në punë është e siguruar. Marrëdhënia biznes-bankë është një marrëdhënie e vendosur, cdo biznes ka zgjedhur një bankë të caktuar ku paguan punonjësit, kjo marrëdhënie përshkallëzohet për të krijuar një marrëdhënie shtesë kreditimi. Biznesi mund ta marrë këtë kredi vetëm njëherë në 1 bankë, ne e monitorojmë këtë proces, pra nuk mund të shkojë në dy banka njëkohësisht. Ka një periudhë 3 mujore që nuk e paguan kredinë, kemi qënë të kujdesshëm ta vendosium këtë. Kredia ka maturitet deri në 2 vjet dhe të drejtë diskutimi pas 2 apo 3 muajve të parë për të pasur një ristrukturim të mundshëm. Kujtojmë që në këtë rast banka është më e qetë në kthimin e kësaj kredie pasi e garanton shteti”,- tha Denaj.

Denaj tha se kjo paketë ndihme, mund të pasohet edhe me të tjera me qëllim rimëkëmbjen e biznesit që nuk ka likuiditet, por një gjë e tillë do vendoset duke parë ecurinë e situatës.

“Ne nuk mund të diskutojmë sot për ecurinë në vijim, nëse flasim pastaj për fondin e garancisë më lejoni të theksoj që ky është një fond që bizneset për arsye likuiditeti të mos i pushojnë njerëzit nga puna. Nëse kalojnë 3 muajt e parë që nuk paguhet interesi i kredisë dhe biznesi ka nevojë në dy muajt e ardhëm për likuditet, ne jemi duke e adresuar cështjen, që të ketë paketë jo vetëm për pagat e punonjësve, po e ndjekim situatën, që të ketë edhe paketa të tjera për biznesin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb