Zhaklin Lekatari ka habitur me deklaratën e saj në një emision ndërsa flitej për temën e legalizimit të hapjes së shtëpive publike në Shqipëri.

  • foto galeri
  • foto galeri

Blogerja e seksit lexoi një mesazh të dërguar në rrjetet sociale ku shkruhej se 70% e deputetëve dhe ministrave qeveritarë paguajnë 1500 deri në 2000 euro për të kryer një herë marrëdhënie seksuale.

“Më ka ardhur një mesazh nga ndjekësit ku thonë 70% e deputetëve dhe ministrave qeveritarë paguajnë 1500 deri në 2000 euro për një marrëdhënie. Ky vend ka nevojë për statistika dhe studime,”– u shpreh ajo në emisionin “Shqipëria Live”.

Ndërsa përsa i përket legalizimit të shtëpive publike tha: “Unë mendoj që duhet bërë statistika. Nuk është përgjigje që jepet me po apo jo. Duhet pyetur a është shoqëria shqiptare e gatshme? Zhaklin flet për tema që konsiderohen tabu në Shqipëri dhe nuk heziton të tregojë detaje edhe nga jeta e saj personale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb