Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë  Socialiste Taulant Balla ka reaguar në  “Twitter”, pasi ministrat e BE kanë  dhënë  OK për hapje negociatash.

Balla shprehet se ky është një vendim historik, që dëshmon përparimin e Shqipërisë.

  • foto galeri

“Falenderim për Bundestagun dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, për mbështetjen e fuqishme. Ky është një vendim historik që tregon përparimin e Shqipërisë. Edi Rama ka arritur të bëjë realitet reformat që kishte premtuar.

Falenderoj strukturat e BE për mbështetjen e vecantë. Kjo është  një dritë jeshile për hapje të negociatave dhe integrimin e mëtejshëm të  Shqipërisë në union”, shkruan Balla.

(Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb