PARIS- Më shumë se 70 ministra të Jashtëm janë mbledhur sot në një konferencë në Paris, që synon të bëjë thirrje për krijimin e një shteti palestinez. Por kjo konference për Lindjen e Mesme do të organizohet pa praninë e izraelitëve, palestinezëve apo zyrtarëve të ardhshëm të administratës Trump, njoftojnë mediat franceze.

Kjo konferencë konsiderohet si një mundësi e mire për rinisjen e procesit të paqes pa praninë e aktorëve kryesore.

Organizatorët francezë thonë se përmes kësaj konference duan të përçojnë një mesazh për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, se pjesa më e madhe e botës kërkon një zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez.

Ndërsa në anën tjetër, sipas informacioneve të marra theksohet se Abbas dhe Netanyahu të cilët nuk janë takuar që prej vitit 2010, pritet që të takohen në javët e ardhshme në Paris.

Kryeministri izraelit Netanyahu në një takim ditë më parë në Francë me presidentin François Hollande ishte shprehur se ishte kundër konferencës dhe se nuk do të njihte vendimet që do të merreshin në Paris.

Ndërsa presidenti Abbas në një deklaratë në median franceze është shprehur se “Konferenca e Paqes në Paris ndoshta do të jetë mundësia e fundit për zgjidhjen me dy shtete”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb