Ish- kryeministri Sali Berisha vendimin pozitiv që morën ministrat e jashtëm të BE e ka quajtur as një PO dhe as një JO për shkak të 15 kushteve.

Sipas Berishës fakti se BE nuk vendosi asnjë afat kohor për plotësimin e kushteve tregon se ka mosbesim nga BE dhe thekson se prej 2015 çelja e negociatave është bërë proces gjithnjë e më i largët për shqiptarët dhe Shqipërinë.

 

STATUSI I SALI BERISHËS

PO per Shqiperine eshte “PO” ne thonjza! Realisht nje SNUK!
Kjo eshte e verteta e vendimit te Bashkimit Europian per negociatat!

Narkopropaganda e narkoqeverise perseri po fsheh te verteten shqiptareve lidhur me vendimin e Keshillit te Ministrave te Bashkimit Europian per hapjen e negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.

Ky vendim, e zeza mbi te bardhe ka nje dallim si dita me naten per keto dy vende.Ai stipulon:
1- PO pa asnje kusht per hapjen e negociatave per Maqedonine e Veriut!
2- 15 kushte per te plotesuar dhe asnje afat kohor per hapjen e negociatave me Shqiperine. Pra nje “PO” ne thonjza, defacto nje SNUK!

Ad literam, Bashkimi Europian nuk e ka vene ne thonjza PO-ne per Shqiperine dhe as nuk thote Snuk. Por ka vendosur 15 kushte,per ti plotesuar para se Snuk te behet Po, ose kesaj te fundit ti hiqen thonjzat e te behet PO e vertete.
Akoma me e rende kesaj radhe ne akt mosbesimi te plote, duke pare qendrimin e papergjegjshem te narkoshtetit shqiptar ndaj kushteve, BE nuk vendosi asnje afat kohor per plotesimin e tyre.

E verteta e ketij vendimi eshte nje mesazh per çdo shqiptar qe nuk kerkon te mashtroje veten se kjo “Po” eshte nje Po ne thonjza dhe realisht nje Snuk per sa kohe te jete Edi Rama ne pushtet.

Me fjale te tjera mbajeni sa te doni Edvin Mafine sepse nga ne vetem kushte do te keni.
Une e di qe do te ngjalle reagime kjo e vertet e hidhur!
Po pse e them une kete?

Une e them kete sepse se pari besoj se vetem fuqia e te vertetes mund te na ndihmoje.
Se dyti nisem nga analiza e zhvillimeve te marredhenieve te Shqiperise me BE dhe kushtet e vendosura nga BE per Shqiperine. Kjo analize fakton se qe nga viti 2015 procesi i hapjes se negociatave per Shqiperine eshte shnderruar ne nje horizont, i cili çdo vit qe kalon behet gjithnje e me i larget per shqiptaret.

Le tju referohemi te vertetave.

Ne vitin 2015 u caktuan pese kushtet qe duhet te plotesonte Shqiperia per hapjen e negociatave ne 2016, vit ne te cilin Edvin Kristaq Droga, Sajmir Shullazi perfunduan me sukses shnderrimin e vendit ne kanabistan.

Pavaresisht nga kjo, Komisioni Europian i deklaroi te plotesuara 5 kushtet e vendosura nga BE qe ne vitin 2015 per Shqiperine. Edi Rama fluturoi ne Berlin me dt 28 nentor dhe njoftoi shqiptaret se do te sillte diten e Flamurit nga kancelarja Merkel sihariqin e madh. Por ai u kthye duar bosh madje kancelarja direkt para mediave pa nisur takimi deklaroi edhe dy – tre kushte te tjera nder te cilat zgjdhjet e lira qe do zhvilloheshin ne vitin 2017.

Ne vjeshten e vitit 2017, per shkak te dhunimit te zgjedhjeve parlamentare ndonese Komisioni Europian kishte premtuar se do behej nje vleresim per Shqiperine per negociatat, nuk u be asnje vleresim..
Vjeshta e vitit 2018 e gjeti Shqiperine vendin e vetem te planetit defakto dhe de juro pa shtet ligjor sepse Edvin Kristaq Droga perdori reformen ne drejtesi per te asgjesuar Gjykaten e Larte, Gjykaten Kushtetuese etj, shpertheu afera Tahiri etj. etj…

Perseri Bundestagu hodhi poshte rekomandimin e Komisionit dhe shtoi nga nga 5 ne 7 kushtet per tu plotesuar dhe Samiti i BE i vjeshtes te viti 2018 refuzoi hapjen e negociatave me Shqiperine.Por unanimisht vendosi qershorin e vitit 2019 si afati i vendimit per hapjen negociatave dhe fundvjeshten e vitit 2019 si afati per konferencen e pare nderqeveritare te hapjes se negociatave ne rast se Shqiperia do plotesonte kushtet. Per te arritur tek ky vendim, gjermanet punuan fort dhe binden edhe francezet te cilet ishin skeptike.

Por koha kaloi dhe asnje nga keto parashikime nuk ndodhen dhe kjo vetem e vetem se Shqiperia nuk plotesoi asnjerin nga 7 kushtet. Perkundrazi, narkoshteti kapi drejtesine vendi mbahej pa Gjykate Kushtetuese dhe Gjykate te Larte vetem e vetem per pushtetin e Edi Rames, Shqiperia u damkos si narkoshteti i pare ne Europe, shperthyen aferat Bild dhe Xhafa etj, etj…
Kjo beri qe Bundestagu te hedhe poshte perseri raportin e Komisionit Europian qe rekomandonte hapje pa kushte te negociatave dhe te shtoi kushtet nga 7 ne 9 dhe te kerkonte te perseritej edhe njehere por tashme i spostuar per ne vitin 2020 vendimi i vitit 2018.
Kurse Franca dhe 15 vende te tjera refuzuan kete propozim pasi Shqiperia, te ciles ju dha nje mundesi ne vitin 2018, nuk kishte plotesuar asnjerin nga kushtet e meparshme, perkundrazi kishte ecur mbrapa siç e deshmonte edhe vet raporti i Bundestagut.

Franca kesaj here deklaroi se ajo nuk mund te mashtroje veten me raporte te paverteta, fjala per raportet e Komisionit, ndaj dhe insistoi se nuk do te kete me zgjerim te BE sipas rregullave dhe proceduarve te deritanishme.
Qendrimi bllokues i Frances i mbeshtetur dhe nga 15 vende te tjera triumfoi.
Nje dokument i ri u miratua nga BE per vazhdimin duke filluar nga ky vit sipas nje procedure te re te procesit te zgjerimit.

Pas miratimit te dokumentit, Franca çbllokoi procesin e zgjerimit dhe kjo eshte per tu pershendetur. Por Edvin Kristaq Mafia dhe narkoshteti i tij vrapuan mbrapa. Ata nuk poltesuan asnjeren nga 9 kushtet e Bundestagut perkundrazi zhvilluan zgjedhjet e para moniste ne historine e Europes pas renies se perdes se hekurt, kapen politikisht dhe ne thyerje te plote te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit çdo institucion te drejtesise, shnderruan vetingun ne nje sater te luftes se klasave dhe asaj krahinore, shkaterruan dosjet e hetimit te dhunimt te zgjedhjeve, kapen te gjitha institucionet e vendit, liruan disa vrases te denuar perjete, bene grushtin e shtetit brenda shtetit per ti marre kompetencat presidentit te republikes, miratuan ligjin antikushtetuese gijotine te fjales se lire dhe lirise se mediave.

Rezultati i ketij regresi te demokracise nga narkoshteti:
-shtimi i kushteve nga 9 ne 15 dhe
-asnje afat kohor per vendimin per hapjen e negociatave as dhe per daten e konferences se pare.

Per te gjitha keto vendimi i keshillit te ministrave te BE eshte nje “Po” pra ne thonjza dhe realisht nje Snuk sa te jete Edi Rama ne pushtet.

Me kete rast dua te theksoj se
ne analet e historise te narkoshtetit shqiptar do mbeten te pashlyera si tragjikomedi festimet, fishekzjarret, pritjet zyrtare, taf tufet e tapave te shisheve te shampanjave te Edvin Mafise dhe narkoqeveritarve te tij te qershorit te vitit 2018 per te mashtruar shqiptaret per gjasme vendimin e marre perfundimisht per çeljen e negociatave.

Per fat te keq ne kete parodi te neveritshme te narkoshtetit shqiptar moren pjese edhe diplomate, politikane, parlamentare te huaj te cilet festonin te dalldisur me narkoqeveritaret ne vend qe te kerkonin publikisht para shqiptareve zbatimin e kushteve, ata ne intervista dhe deklerata u parqisnin banorve te narkoshtetit si fait acomplie vendimin per hapjen e negociatve.

Si perfundim te dashur miq, te besosh se negociatat me ndryshimin e plote te procedures se vleresimit te progresit dhe shtimin nga 9 ne 15 te kushteve mund te hapen pa larguar Edvin Mafine dhe narkoshtetin e tij, eshte njelloj sikur me vetedije te plote te te pelqeje te besosh genjeshtren tende, eshte njelloj sikur te besosh se negociatat jane hapur ne vitin 2016 apo 2018 apo 2019 nderkohe qe gjeja e vetme qe ka ndodhur keto 6 vite eshte kalimi nga 5 ne 7 ne 9 ne 15 kushte.sb

E kjo vetem e vetem se Edvin Kristaq Mafia me narkoshtetin e tij cdo muaj e çdo vit shkaterron standartet europiane per karrigen dhe pushtetin e tij te krimit! sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb