Ministrat e Mbrojtjes të BE-së do të diskutojnë në një takim jozyrtar në Stokholm më 7-8 mars planin e Komisionit Evropian në lidhje me dërgimin urgjent në Ukrainë të të gjitha predhave të artilerisë 155 mm të disponueshme në magazinat e tyre.

Raporti bën të ditur, duke cituar Le Soir, se, sipas shërbimit për shtyp të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të fluturojë për në Suedi për të marrë pjesë në këtë takim dhe se në të pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ukrainës.

Plani do të diskutohet nga ministrat e mbrojtjes të BE-së në një takim jozyrtar javën e ardhshme. Më pas duhet të miratohet në takimin e planifikuar të përbashkët të ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm të BE-së në Bruksel dhe do të lançohet nga samiti i BE-së më 23-24 mars”, shkruan gazeta.

Plani i zhvilluar nga shërbimi i politikës së jashtme të BE-së nën udhëheqjen e kreut të diplomacisë së BE-së Josep Borrel përfshin tre elementë – vendeve të BE-së do t’u ofrohet t’i dërgojnë Kievit të gjitha predhat e disponueshme në magazinat e tyre për të përgatitur ofensivën. Vendet e BE-së duhet të marrin kompensim për këto municione nga Fondi Evropian i Paqes dhe sa më herët të dërgohet municioni, aq më shumë para do të paguhen për çdo predhë. Për predhat e dërguara para fundit të prillit, do të paguhet deri në 90% e kostos së çdo municioni, më pas norma do të fillojë të ulet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb