Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar sot një vizitë në familjen e 25-vjeçarit që u vra nga një efektiv policie. I shoqëruar nga kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Muhamet Rrumbullaku, Çuçi është takuar me familjarët e Klodian Rashës.

Kujtojmë se më herët kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dy vizita në familjen Rasha dhe gjithashtu ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas dorëheqjes nga detyra e tij.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: