Ministri i Financave i Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se shenjat e bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës janë inkurajuese, ndërsa shtoi se ato duhet të trajtohen me njëfarë “skepticizmi”.

Duke folur për programin Sophy Ridge të dielën në Sky News, kancelari i Thesarit Rishi Sunak tha se çdo zgjidhje e mundshme midis Moskës dhe Kievit “duhet të jetë sipas kushteve të Ukrainës”.

Sunak nuk përjashtoi mundësinë që Mbretëria e Bashkuar të veprojë si garantuese e ndonjë marrëveshjeje të mundshme paqeje midis dy vendeve, por tha se është “shumë herët” për të hyrë në formën e ndonjë marrëveshjeje.

Ai tha gjithashtu se rreth 10,000 refugjatë ukrainas iu është dhënë viza për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe shtoi se “mbi 100,000 njerëz po kontrollohen” nga zyrtarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb