KUKES- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka zhvilluar ditën e sotme një inspektim në Doganën e Morinit në Kukës. Pas takimeve me drejtues e punonjës së pikës së kalimit kufitar, kreu i Financave tha se në këtë doganë nuk ka ka probleme me lëvizjen e mallrave dhe mjeteve.

“Në këtë doganë çdo gjë është nën kontroll”, u shpreh ministri Shkëlqim Cani në përfundim të inspektimit.

Ministri Cani zhvilloi edhe nje takim me sipërmarrësit e industrisë minerate të Kukësit dhe të Hasit.  Përfaqësues të subjekteve minerare i kanë kërkuar ministrit  të rishikojnë masën e çmimit të referencës dhe të rentës minerare, pasi sipas tyre, çmimi i mineralit të kromit ka rënë ndjeshëm në treg e për pasojë shpenzimet janë shumë më të mëdha se fitimet, si dhe ribursimin e TVSH-së etj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb