Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka mbledhur këtë të hënë Shtabin e Emergjencave të Qarkut të Gjirokastrës, për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet.

Gjatë fjalës së tij, teksa vuri theksin te koordinimi i të gjitha strukturave, ministri Çuçi deklaroi se të gjithë duhet të jenë në gatishmëri të plotë në dy ditët e ardhshme, pasi priten reshje intensive.

“Prezenca ka qenë e plotë. Duhet të jemi në gatishmëri të plotë në dy ditët e ardhshme, sepse pritet një situatë me intensitet të lartë reshjesh. Për këtë duhet të jemi në alert të plotë. Kemi krijuar një protokoll të qartë. Kemi pasur një koordinim të mirë në të gjithë vendin. I gjithë shteti ka qenë në gatishmëri pranë qytetarëve. Kjo na bën krenarë të gjithëve. Nuk duhet të harrojmë se cfarë ndodhte më parë, ku jo vetëm liheshin në mëshirë të fatit qytetarët, por edhe prezenca e strukturave ishte thuajse inekzistente. Padiskutim që ka vend për t’u diskutuar, sidomos në cështjet e koordinimit”, tha ministri Çuçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb